Aleanca për Shqiptarët bëhet pjesë e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dy ministritë që do të drejtojë

Kryetari i Aleancës për Shqiparët, Arben Taravari njoftoi se kanë vendosur të jenë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Taravari njoftoi se ASH do drejtojë me dy ministri, të Drejtësisë dhe të Shëndetësisë, ndërsa tha se po bisedohet për marrjen e zv. kryeministrit për Çështje Ekonomike ose Ministrinë për Administratë dhe Shoqëri Informatike.

Ai tha se ASH në shumicën e re do të ketë edhe zv. ministrin e Mbrojtjes dhe zv. ministrin e Bujqësisë.

Taravari theksoi se nesër përsëri do të ketë takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski me të cilin do të nënshkruajmë një marrëveshje që e kemi të gatshme./alsat