Protesta e 11 shkurtit, Berisha: Do të jetë sipari i revolucionit demokratik

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një takim me demokratë e simpatizantë të degëve 6, 7 dhe 16 të Tiranës.

Gjatë fjalës së tij ai tha se protesta e së shtunës do të jetë sipari i revolucionit demokratik që do të largojë një nga regjimet më të shëmtuara.

“Të dashur demokratë, drejtues të degëve respektive, përshëndetje! e shtuna është një ditë e madhe. Moti siç e shihni është i ftohte, por ajo do jetë një nga ditët më të ngrohta për shqiptarët. Ata presin me zemër protestën tonë të fuqishme, siparin e revolucionit demokrat, me të cilin ne duhet të largojmë dhe përmbysim një nga regjimet më karikaturë, diktatoriale dhe më të shëmtuara. Sirenat e shkretimit të vendit po bien në të katërta anët e tij”, tha Berisha. /albeu.com

 


Shtuar 9.02.2023 19:23