Erdogan viziton sot qytetet e tjera të goditura nga tërmeti

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë të enjten edhe tre zona të tjera që u dëmtuan nga tërmeti shkatërrues i së hënës në Turqinë jugore, njoftoi transmetuesi shtetëror TRT Haber. 

Erdogan do të vizitojë qytetet jugore Gaziantep, Osmaniye dhe Kilis, të vendosura pranë kufirit me Sirinë, tha TRT Haber. 

Të mërkurën, Erdogan vizitoi një qendër ndihme emergjente të ngritur nga agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive pranë epiqendrës në rrethin e Pazarcik, si dhe përpjekjet e ndihmës në provincat Adana, Hatay dhe Kahramanmaras.

Duke folur teksa vizitoi disa zona të fatkeqësive të mërkurën, Erdogan u zotua të ndërmarrë “çdo hap të nevojshëm” dhe të bashkojë shtetin dhe kombin në mënyrë që “ne të mos lëmë asnjë qytetar pa mbikëqyrje”.

Më herët gjatë ditës, presidenti kishte pranuar shqetësimin e publikut për reagimin e qeverisë, duke pranuar se shteti fillimisht “kishte disa probleme” në aeroporte dhe rrugë, por këmbënguli se situata tani ishte “nën kontroll”./Albeu.com/


Shtuar 9.02.2023 09:19