Edhe sot në Kuvendin e Serbisë ka pasë debat të nxehtë mbi çështjen e Kosovës mes presidentit serb dhe opozitës.
Aleksandër Vuçiç sot kishte me vete edhe një fotografi të kryeministrit Albin Kurti me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias si provë për të demaskuar një fotomontazh ku shihet Vuçiç dhe Kurti, e për të cilin e akuzoi një deputet se ia ka bërë.
Vuçiç për këtë foto u përplas me deputetit e DS-së, Srdan Milivojeviq, të cilit i tha se në vendin e Dendias e kishte vendosur fotografinë e tij afër Kurtit.
Në këtë seancë të nxehtë u fol edhe për incidentet e një dite më herët, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.