Shkencëtarët në Kinë kanë klonuar me sukses tre “super lopë ” që mund të prodhojnë një sasi jashtëzakonisht të lartë qumështi.
Tre viçat, të edukuar nga shkencëtarët nga Universiteti Veriperëndimor i Shkencës dhe Teknologjisë së Bujqësisë, kanë lindur në rajonin Ningxia disa javë përpara Vitit të Ri Hënor më 23 janar, raporton Ningxia Daily.
Ata u klonuan nga lopë pjellore të racës Holstein Friesian, e cila e ka origjinën nga Holanda, shkruan albeu.com.
Kafshët e përzgjedhura janë të afta të prodhojnë 18 tonë qumësht në vit, ose 100 tonë qumësht gjatë jetës së tyre, raporton CNNi .
Kjo sasi është gati 1.7 herë më shumë se sa sasia e qumështit të prodhuar nga një lopë mesatare në Shtetet e Bashkuara në vitin 2021, sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë.
Sipas një zyrtari, i pari nga viçat e klonuar ka lindur më 30 dhjetor me prerje cezariane për shkak të madhësisë së tij relativisht të madhe prej 56.7 kg.
70% e lopëve qumështore të Kinës importohen nga jashtë, sipas Global Times.
“Ne planifikojmë të kalojmë dy deri në tre vjet duke ndërtuar një tufë me më shumë se 1000 super lopë si një bazë solide për të trajtuar varësinë e Kinës nga lopët e huaja qumështore dhe çështjen e rrezikut të ‘mbytjes’ (nga zinxhiri i ndërprerjeve të furnizimit), ” tha një zyrtar kinez.
Kina ka bërë një përparim të rëndësishëm në klonimin e kafshëve vitet e fundit. Vitin e kaluar, një kompani kineze e klonimit të kafshëve krijoi ujkun e parë arktik të klonuar në botë./albeu.com/