Ekspertja jep alarmin: Rusia ka 6000 bomba bërthamore , kërcënimi që i kanoset botës

Nga Spiegel

Përltheu: Alket Goce-AlbEu.com

Sa i madh është rreziku për Perëndimin pas vendimit për të dërguar tanket e saj në Ukrainë? Në një intervistë për “Der Spiegel” ekspertja e Rusisë dhe ish-këshilltarja e qeverisë amerikane, Angela Stent flet për dërgesat e armëve gjermane në Kiev dhe gabimet e bëra në qasjen ndaj Moskës. Ajo tha se Rusia ka 6 000 bomba bërthamore ne4 arsenalin e saj.

Angela Stent, e lindur në vitin 1947, është një nga ekspertet kryesorë mbi Rusisë në Shtetet e Bashkuara. Ajo ka punuar në Zyrën e Planifikimit të Politikave në Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe ka shërbyer në Këshillin Kombëtar të Inteligjencës gjatë presidencës së George W. Bush.

Lexoni gjithçka në ALBEUPLUS

Rusia ka 6 000 bomba berthamore ne arsenalin e saj

Lufta në Ukrainë po hyn në vitin e saj të dytë. Me qindra fshatra dhe qytete janë shkatërruar, ndërsa dhjetëra mijëra ushtarë dhe civilë kanë vdekur ose janë plagosur. Si mund të përfundojë kjo luftë?

Askush nuk e di se si do të përfundojë, sepse asnjëra palë nuk është e interesuar për negociata. Rusët mendojnë ende se mund të pushtojnë të gjithë Ukrainën. Ndërsa ukrainasit nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga territori që kanë pushtuar rusët që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022. Në këtë kuptim, jemi më larg se kurrë më parë nga një marrëveshje paqeje.

Ju keni qenë përgjegjëse për politikat e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për Rusinë nën presidencën e George W.Bush. Nëse do t’ju duhej të negocionit sot një marrëveshje paqeje, si do të vepronit?

Pati një marrëveshje paraprake në marsin e vitit të kaluar, të ndërmjetësuar nga Turqia, ku rusët ranë dakord në parim të tërhiqeshin në linjat e para-pushtimit të 24 shkurtit, me kushtin që ukrainasit të zotoheshin se nuk do të anëtarësoheshin në NATO, duke pasur në këmbim garancitë e sigurisë nga Perëndimi. Marrëveshja dështoi pasi u bënë publike mizoritë që rusët kishin kryer në Bucha.

Zyrtarët më radikalët në Uashington, thonë se çdo kompromis që lëshon pjesë të Ukrainës për Putinin, vetëm sa do ta inkurajojë këtë të fundit të vazhdojë me projektin e tij për të rikrijuar perandorinë e vjetër sovjetike.

Në parim jam dakord me këtë shqetësim. Për sa kohë që Putin apo njerëzit që ndajnë pikëpamjen e tij mbi botën janë në pushtet në Moskë, synimi i tyre do të jetë krijimi i një unioni të madh sllav. Përveç Rusisë, kjo do të përfshijë Ukrainën, Bjellorusinë dhe ndoshta pjesët veriore të Kazakistanit.

Rusia ka shkelur çdo lloj marrëveshje që kishte nënshkruar me Ukrainën që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, që kishte të bënte me integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Ndaj kush do ta besojë se Rusia do t’i përmbahet një marrëveshje të re paqeje? Kjo është dilema.

 SHBA-ja dhe Gjermania kanë rënë dakord ta furnizojnë Ukrainën me tanke të rënda luftarake. A është kjo një pikë kthese?

Vendimi e Berlinit për të dërguar në Ukrainë tanket “Leopard”, dhe për t’i lejuar vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë, tregon se ‘pika e kthesës’ në Gjermani është reale.

Ju jeni fokusuar në një pjesë të madhe të jetës suaj profesionale në çështjen e Rusisë dhe Putinit. A mund të ishte parandaluar kjo luftë nëse Perëndimi do të kishte qenë më i vëmendshëm ndaj Moskës pas përfundimit të Luftës së Ftohtë?

Duhet ta kuptojmë që Putini nuk e ka pranuar realisht asnjëherë shembjen e Bashkimit Sovjetik. Ai është përpjekur ta zhbëjë atë ngjarje që kur erdhi në pushtet në majin e vitit 2000, dhe ndoshta edhe më parë. Bashkimi Sovjetik nuk u mposht në një luftë. Kjo është arsyeja pse Putini e ka të vështirë ta kuptojë pse ra BRSS.

Një nga ankesat është se zgjerimi i NATO-s drejt lindjes, nuk mori parasysh interesat e sigurisë së Rusisë…

Ky është një mit i përhapur nga Putin. Ai nuk e kundërshtoi zgjerimin e NATO-s në vitin 2004 kur u anëtarësuan shtetet baltike. Dhe ai nuk ka ndërhyrë as tani që Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për anëtarësim në aleancë. Unë nuk mendoj se Putin e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO apo Bashkimin Evropian, sepse kjo do të përbënte një kërcënim për Rusinë. Ai është kundër sepse kjo do të thotë se ai nuk mund ta sulmojë më këtë vend dhe ta vendosë nën kontrollin e tij.

SHBA-ja është përkrahësja më e madh e Ukrainës. A mendoni se evropianët do të jenë ndonjëherë në gjendje të kujdesen për sigurinë e tyre?

Lufta ka treguar se sa të varur janë ende evropianët nga SHBA-ja. Për mua, pyetja është kjo: A duan ata ta ndryshojnë këtë gjendje? Për dekada të tëra, ne kemi pasur një debat teorik rreth ndërtimit të ushtrisë evropiane, dhe të një strukture sigurie funksionale.

Kjo do të kërkonte që shtetet kryesore të bashkohen dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm. Por projekti evropian ishte kaq i suksesshëm për dekada, sepse shumica e vendeve, me shumë pak përjashtime, shpenzuan shumë para për shtetin social dhe minimumin për mbrojtjen. Për sa kohë që është kështu, ata do të vazhdojnë të varen nga SHBA-ja.

Gjermania dhe Franca janë ndër vendet më të pasura në botë. Pse një shitëse nga Ohio, do të donte të paguante për sigurinë e evropianëve?

Gjatë shekullit XX-të, SHBA u përpoq 2 herë të qëndronte jashtë luftërave në Evropë. Dhe në të dyja herët nuk funksionoi. Ne jetojmë në një botë të globalizuar. Është e gabuar të mendohet se mund të tërhiqemi në një fortesë brenda SHBA-së kur Evropa është në flakë.

A do të zbehet automatikisht kërcënimi nga Rusia ndërsa fuqia e saj ekonomike zvogëlohet? Putin ka dështuar në modernizimin e ekonomisë së vendit të tij.

Kam frikë se përderisa Rusia ka 6000 bomba bërthamore, dhe njerëz si Putin janë në krye të Kremlinit, ajo do të mbetet një kërcënim për fqinjët e saj.

A mendoni se Putin është i aftë të përdorë armë bërthamore nëse do të ndihet i vënë me shpatulla pas murit?

Unë mendoj se ai është absolutisht i aftë të përdorë armët bërthamore. Pyetja është se çfarë do të përfitonte? Përdorimi i një bombe nuk do t’i jepte ndonjë përfitim territorial, dhe do të sillte një kundër reagim të fuqishëm nga ushtria amerikane. Jo në kuptimin e një kundërsulmi bërthamor, por gjithsesi reagimi do të ishte shumë i dhimbshëm.

Në të njëjtën kohë, ky akt do të largonte aleatët e tij kryesorë, Kinën dhe Indinë. Putini ka luajtur gjithmonë me frikësimin, dhe këtë po e shohim tani me sulmet pa dallim ndaj qyteteve të Ukrainës me raketa dhe drone dhe shkatërrimin e infrastrukturës së vendit. /albeu.com

Marrë me shkurtime

rusia bomba berthamore

rusia bomba berthamore

rusia bomba berthamore


Shtuar 2.02.2023 11:25