Zhaku lë nam, quan Tea-n dashnore të Luizit, reagon ashpër konkurrentja

Zhaklin Lakatari filloi t’u prezantohej shqiptarëve fillimisht si blogere e një portal mbi seksin, ndërsa sot u ka dalë si opinioniste në Big Brother VIP duke fyer rëndë shumë prej vajzave në këtë reality show, pavarësisht se më parë mbronte të drejtat e grave.

Gjatë mbrëmjes së sotme duke komentuar marrëdhënien mes Luizit, Kiarës dhe Teas, Zhaklina e vuri këtë të fundit në vëndin e dashnores së Luizit duke marrë si të mireqenë se po ndërhynte në një çift të konsoliduar.

Të lidhura

None found

“Edhe çifti po luan, edhe dashnorja po luan”, tha Zhaku duke ngjallur reagimin e fortë të Teas, por një kërkim falje nuk erdhi kurrë për një deklaratë kaq fyese në një program ku shihet nga shumë persona. /albeu.com

 

 


Shtuar 31.01.2023 21:57

Tags: ,