Një 41-vjeçar nga Tirana është zhdukur pa lënë gjurmë.
Ka qenë vëllai i tij i cili ka bërë këllëzimin në polici.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi K. S., 36 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi I. S., 41 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të bluve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/