Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ditën e sotme ka vizituar Gjykatën Kushtetuese. Kim e cilëson plotësimin e Gjykatës me 9 anëtarët si një arritje të madhe për Reformën në Drejtësi. Ajo thekson dhe njëherë mbështetjen që SHBA i jep kësaj reforme.
Kim: Që nga dhjetori 2022 Gjykata Kushtetuese është kompletuar me 9 gjyqtarë. Arritje e madhe për reformën në drejtësi, e cila mbështetet fuqishëm nga SHBA. Një nder të takoj të gjithë gjyqtarët sot për t’i uruar sukses në zgjedhjen e kreut të ri dhe në dhënien e drejtësisë me pavarësi dhe integritet, në përputhje me ligjin.
As of Dec 2022, ?? Constitutional Ct is complete with 9 judges. Major achievement for justice reform, which is strongly supported by ??. An honor to meet all judges today to wish success in electing a new chief & delivering justice w/independence & integrity, in accordance w/law. pic.twitter.com/7FjK5oqFdH
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) January 27, 2023