Boris Johnson vizitë surprizë në Kiev: Mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës është që Ukraina të fitojë

Ish-presidenti britanik, Boris Johnson, është takuar me Presidentin Volodymyr Zelensky gjatë një vizite të papritur në Ukrainë.

Ish-kryeministri u pa gjithashtu duke vizituar Borodianka, Bucha dhe periferitë e tjera të Kievit.

Johnson është nën kritika mes akuzave se kryetari i BBC-së, Richard Sharp, e ndihmoi ish-kryeministrin të rregullonte një garanci për një kredi, dhe se ai më vonë rekomandoi Sharp për rolin e kryetarit të BBC-së.

SkyNews raporton se vizita e tij ishte me ftesë të Zelenskyt.

 

“Është një privilegj të vizitosh Ukrainën me ftesë të Presidentit Zelensky. Vuajtjet e popullit të Ukrainës kanë vazhduar për një kohë të gjatë. E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte është që Ukraina të fitojë, dhe të fitojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ky është momenti për të dyfishuar dhe për t’u dhënë ukrainasve të gjitha mjetet që u nevojiten për të përfunduar punën. Sa më shpejt të dështojë Putini, aq më mirë për Ukrainën dhe për të gjithë botën”, ka thënë Johnson.

Një zëdhënës tha se ata nuk do të komentonin asnjë specifikë të udhëtimit për arsye sigurie dhe tha se Johnson mbështet plotësisht politikën e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, duke përfshirë vendimin e fundit për të dërguar tanke Challenger./albeu.com


Shtuar 22.01.2023 17:01