Nuk është përrallë: Burri humbi unazën e martesës, por e gjen muaj më vonë të ngecur në trupin e peshkut

Një zhytëse arriti të gjente një unazë martese me vlerë një mijë dollarë në trupin e një peshku, të cilën pronari i unazës e kishte humbur atë pesë muaj më parë në Australi.

Susie Quintal dhe burri i saj, Nathan Reeves, e humbën unazën në ishullin Norfolk në fund dhjetorit të vitit të kaluar, ndërkohë që kishin shkuar të vizitonin familjen për Krishtlindje.

Çifti vuri re që unaza mungonte kur u kthyen në shtëpinë e tyre në Gold Coast dhe sigurisht dëshpërimi ishte i madh sepse përveç vlerës monetare, unaza ishte simboli i martesës së tyre.

Por 5 muaj më vonë zhytësja Susan Prior teksa kryente ritualin e saj të zakonshëm; zhytjen në ujërat e ishullit Norfolk vuri re që një nga peshqit kishte rreth trupit një unazë.

E shqetësuar më shumë për metalin që kishte mbërthyer trupin e një peshku të vogël ajo mendoi se i vetmi shpëtim ishte të kapej në rrjetë dhe ti hiqej butësisht unaza rreth trupit sepse sipas saj me rritjen e trupit unaza do bëhej gjithnjë e me e ngushte aq sa mund ti rrezikonte mbijetesën peshkut të gjorë.

Zhytësja Susan kishte dëgjuar për çiftin që kishte humbur unazën në ujërat e ishullit dhe vendosi t’i kontaktonte  ata në Facebook për t’ju dhënë lajmin e mirë se unaza e tyre ishte gjetur në trupin e një peshku. Sigurisht çiftit iu duk e pabesueshme, por njëkohësisht u lumturuan pa fund që unaza e tyre e martesës u gjet.


Shtuar 13.05.2021 10:01