Superliga starton sot javën e saj të 17-të, me kryesuesit e kampionatit të cilët zbresin në fushë të parët, ku si kundërshtarë do të kenë ekipe relativisht të lehta në letër.
Të parët që do të zbresin në fushë për këtë javë do të jenë kryesuesit e Partizanit, ku në orën 13:00, në stadiumin e Kamzës do të përballen me “krutanët” e Kastriotit, në një përballje që pritet të përkthehet në 3 pikë të vyera, për luftën e titullit kampion.
Partizani do i lërë radhën Tiranës së vendit të 2-të, me “bardheblutë” që do të presin në stadiumin “Selman Stërmasi”, Bylisin e vendit të 8-të, me “fierakët” që janë të gatshëm për çdo gjë, për të siguruar disa pikë vendimtare në luftën për mbijetesë.
Siparin ditën e sotme do ta mbyllë Vllaznia, me “shkodranët” që presin në stadiumin “Loro Boriçi”, Laçin, në një përballje plot luftë e grintë.
Kalendari i plotë i javës së 17-të, të Superligës shqiptare:
E shtunë ora 13:00, Kastrioti – Partizani
E shtunë ora 16:00, Bylis – Tirana
E shtunë ora 16:00, Vllaznia – Laci
E dielë ora 13:00, Kukësi – Erzeni
E dielë ora 16:00, Teuta – Egnatia /albeu.com