Ishte duke shkuar në punë, motori përplas 55-vjeçaren te vijat e bardha në Berat

Një 55-vjeçare është përplasur te vijat e bardha nga një motor.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30 në lagjen “Çelepias” në Berat.

Burime për Albeu.com bëjne me dije se drejtuesi i motorit është larguar nga vendngjarja, pasi ka përplasur 55-vjeçaren.

55-vjeçarja ishte duke shkuar në punë në një nga fasoneritë në Berat, momentin që u përplas nga motori.

Aktualisht ajo ndodhet në spitalin e Beratit, pasi ka marrë lëndime të shumta në trup . Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit./Albeu.com.