Të paktën 28 persona humbën jetën në Tibet, Kinë pasojë e një orteku dëbore.
Tragjedia raportohet të ketë ndodhur mbrëmjne e së martës. Sakaq kërkimet për të mbijetuar mbaruan ditën e djeshme, me autoritetet që publikuan numrin zyrtar të viktimave.
Operacioni i kërkim-shpëtimit i cili përfshinte rreth 1,300 ushtarë, zjarrfikës dhe vullnetarë përfundoi të premten pasdite.
Orteku u rrëzua në dalje të një tuneli në një rrugë që lidh qytetin Nyingchi në Medog County me Meinling County në Tibetin juglindor, duke bllokuar njerëz dhe makina.
Ortekët nuk janë të rralla në Himalajet. Në tetor të 2022, të paktën 26 njerëz vdiqën në Indi kur u formua një ortek në shtetin verior të Uttarakhand./albeu.com/