Të paktën 70 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që goditi sot Iranin veriperëndimor, pranë kufirit me Turqinë.
Siç raportojnë autoritetet vendase tërmeti kishte magnitudë 5.8 Rihter. Deri më tani nga tërmeti janë shkaktuar dëme në më shumë se 300 shtëpi në 15 zona të ndryshme.
2. Khoy #earthquake has caused 7 aftershocks with different intensities, and people have run out into the streets. #Iran pic.twitter.com/ntnEf0DqLf
— Iran News Update (@IranNewsUpdate1) January 18, 2023
Tërmeti ka ndodhur në orën 13:38 me orën lokale (11:08 me orën tonë). Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS) tërmeti kishte thellësi 10 km.
1. #Iran
West Azerbaijan earthquake. Head of West Azerbaijan Red Crescent: The 5.4 magnitude #earthquake in the vicinity of Khoy has injured 120 so far. The evaluation of Red Crescent relief groups continues. pic.twitter.com/qPZdKh2skj— Iran News Update (@IranNewsUpdate1) January 18, 2023
Epiqendra e tërmetit ishte në Khoi, një qytet në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor në kufi me Turqinë./albeu.com/