Një 16- vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi dyshohet se është autor i 5 vjedhjeve, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.
Blutë bëjnë me dije se të dy janë të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Të lidhura
None found
Në kuadër të operacionit “Recidivistët” u bë arrestimi në flagrancë i një 16-vjeçari, banues në Sukth, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. A., 28 vjeç, banues në Vorë, të dy të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e mësipërm gjatë kohës që po tentonin të vidhnin në një magazinë, në fshatin Sakosë. 16-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa shtetasi D. A., sapo ka parë punonjësit e Policisë, është larguar.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këra shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:
– Më datë 13.01.2023, në fshatin Xhafzotaj, dyshohet se kanë vjedhur në një servis makinash;
– Më datë 14.01.2023, në fshatin Marqinet, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit I. P.;
– Më datë 17.01.2023, në fshatin Marqinet, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. K., si dhe në biznesin e shtetasit D. J.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe mjete (pinca, kaçavida) që autorët i përdornin për të kryer vjedhjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/
