Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka hedhur poshtë zërat se ai tenton të merr timonin e BDI-së, pas largimit të Ali Ahmetit.
Në një prononcim për gazetën LAJM, Grubi tha se nuk ka ambicie të tilla.
Gazeta LAJM: A keni ambicie për tu bërë kryetar i BDI-së, siç pretendon “grupi i zjarrit”?
Artan Grubi: Absolutisht, jo!
Gazeta LAJM: Ju keni thënë që fjalën e fundit e ka Ali Ahmeti. A ka kërkuar ai dorëheqjen tuaj?
Artan Grubi: Gjithçka që pata thash. Edhe z.Ahmeti i tha të gjitha dhe besoj që gjithë opinioni e ka të qartë.