Përfundon operacioni i kërkim-shpëtimit në Dnipro, 20 persona ende të zhdukur

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka thënë se operacioni i kërkim-shpëtimit shtunës në një ndërtesë apartamentesh në qytetin ukrainas Dnipro ka përfunduar.

Ndërtesa u godit me raketa ruse të shtunën.

20 persona janë ende të zhdukur dhe 79 të tjerë të plagosur, duke përfshirë 16 fëmijë, sipas autoriteteve lokale, pasi ndërtesa u nda në dysh.

Numri i të vdekurve nga sulmi është në 44, duke përfshirë trajnerin e boksit Mykhailo Korenovskyi, i vetmi anëtar i familjes së tij që kishte qenë në shtëpi në atë kohë./Albeu.com/


Shtuar 17.01.2023 15:57