Rritet sërish numri i viktimave në Dnipro

Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa ruse në një ndërtesë apartamentesh në Dnipro është rritur në 44 persona, tha kryebashkiaku i qytetit qendror të Ukrainës.

“Jam këtu. Tashmë 44 të vdekur”, tha Borys Filatov në një postim në Facebook.

Autoritetet rajonale thanë më herët të martën se trupi i një fëmije ishte ndër të fundit të nxjerrë nga rrënojat. /albeu.com


Shtuar 17.01.2023 12:59