“Krimi kontroll të rreptë territorit”, Berisha për vendosjen e kamerave në Shkodër: Bandat kontrollojë vendimmarrjen

Sali Berisha ka reaguar pas operacionit të policisë në Shkodër, e cila çmontoi 21 kamera që ishin vendosur në shtyllat elektrike.

Kamerat ishin vendosur me qëllim marrjen e informacioneve mbi lëvizjen e efektivëve.

Berisha  ka reaguar me akuza të forta ndaj qeverisë Rama, duke e cilësuar një narkoshtet. Gjithashtu thekson se jo vetëm Shkodra, por e gjithë Shqipëria është nën sundimin e krimit.

Postimi i plotë i Berishës:

Krimi kontroll të rreptë të territorit.
Bandat kanë vendosur krahas policisë kamera speciale në shtyllat elektrike në rrugët dhe sheshet e qytetit të Shkodrës për kontrollin e qytetit. Si Shkodra, në sundimin e krimit është e mbarë Shqipëria. Bandat kontrollojnë jo vetëm territorin, por dhe vendimarrjen: në rruge, në zyra, në polici, gjykata, prokurori, qeveri, parlament dhe çdo gjë!
Ky është narkoshtet!


Shtuar 14.01.2023 21:17