Ka përfunduar, me rezultatin 1-1, koha e rregullt e gjysmë-finales, së Superkupës së Spanjës mes Real Betis dhe Barcelona, në një përballje të luftuar nga të dyja ekipet.
Ndeshja do të zhbllokohej që në minutën e 40′, ku Robert Lewandowski shënon pas një goditje të bukur brenda në zonë.
Përgjigjja e Betis do të vinte në minutën e 77′, ku mesfushori francez i talentuar Nabil Fekir do të shënonte për të tijët, duke vendosur baraspeshën dhe çuar ndeshjen në shtesë. /albeu.com