Pas largimit nga Partia e Lirisë, Agron Çela i është bashkuar zyrtarisht PS. Këtë e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama me fotot që ka ndarë në Facebook, nga takimi me deputetët socialistë, në Shkodër.
Postimi i Edi Ramës:
SHKODRA NA BASHKON – Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.