Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko vizitoi bazën ushtarake ku janë stacionuar trupat ruse.
Sky News shkruan se Lukashenko zhvilloi bisedime me një përfaqësues nga ushtria ruse gjatë vizitës ideniteti I të cilit mbetet anonim, tha ministria e Mbrojtjes Bjelloruse.
Lexo edhe: Lufta në Ukrainë, hyn në fuqi armëpushimi 36 orësh i shpallur nga Putin
Dyshja diskutuan për stërvitjet e përbashkëta ushtarake të dy vendeve.
“Në këtë fazë, njësitë e Forcave të Armatosura Ruse janë të gatshme për të kryer detyrat sipas synimit,” tha përfaqësuesi rus.
Rusia dhe Bjellorusia kanë rritur bashkëpunimin e tyre ushtarak, duke nxitur frikën për rolin e Bjellorusisë në luftën në muajt në vijim.
Ukraina ka paralajmëruar se trupat bjelloruse mund të vendosen për t’iu bashkuar konfliktit, megjithëse analistët perëndimorë e konsiderojnë këtë të pamundur për momentin.
Zyrtarët ukrainas gjithashtu kanë frikë se Rusia mund të organizojë një ofensivë të përtërirë nga territori bjellorus.
Bjellorusia ka thënë se nuk do të hyjë drejtpërdrejt në luftë, por vendi u përdor si pikënisje për pushtimin fillestar./Albeu/