Marrëdhënië mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania vazhdon të jetë një “lëmsh I madh”. Herë zihen, herë debatojnë, herë qeshin, herë përqafohen…
Së fundmi një ironi e këngëtarit ka irrituar paksa moderatoren. Teksa po qëndronin në oborr së bashku me disa banorë të tjerë, Luzi I është drejtuar Kiarës me një varg të një ndër këngëve të Butrint Imerit.
“Ti ki me lyp dikë si unë”, ka thënë Luizi duke qeshur.
Në këtë moment ka qenë i menjëhershëm reagimi i Kiarës e cila i ka kërkuar të mos e bëjë më dicka të tillë.
“Pa lidhje fare! Të lutem shumë mos i përmend më këto! E di vetë ti, s’po e zgjas më shumë!”, tha moderatorja.
Më tej Kiara është drejtuar nga banorët e tjerë të pranishëm aty në atë moment duke sqaruar këtë përgjigjë të saj.
“Është një gjë që dihet por nuk ka pse e përmend ky… Nëse e bën si pyetje është ok, ç’do të dish më thuaj se ta them”, ka përfunduar ajo.