Çdo vend në botë që është anëtar i FIFA-s do të ketë një stadium me emrin Pele.
Kjo ishte kërkesa e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino për 211 shtetet anëtare, në deklaratat e tij jashtë stadiumit Santos ku ka shkuar për t’i dhënë lamtumirën mbretit të futbollit.
Të lidhura
None found
“Ne gjithashtu do t’i kërkojmë çdo vendi në botë që të emërojë një nga stadiumet e tij të futbollit me emrin Pele”,- tha Infantino.
Numri 1 i FIFA-s do të qëndrojë në Brazil për funeralin e Peles të martën. Pele, si me Santos, ashtu edhe pas tërheqjes nga futbolli, ka udhëtuar dhe është nderuar pothuajse në të gjitha vendet e botës. /albeu.com
