Studimi: Muaji i lindjes përcakton kush do të bëhet yll sporti

Nuk janë vetëm yjet ata që përcaktojnë disa tipare të personalitetit të një personi

Disa nga karakteristikat e fëmijëve mund t’i përcaktojë dhe muaji i lindjes. Besojeni ose jo, teori të tëra fshihen pas tij.

Sipas një studimi të lindurit në janar janë rreth 12 muaj para shokëve të klasës dhe kanë gjasa të jenë më të mirë në sporte.

Një hulumtim i publikuar në “Sciende Daily” të Australisë ka zbuluar se 33 për qind e bebeve të lindura në janar janë pjesë e Ligës Australiane të Futbollit.

Bashkautori i hulumtimit, Adrian Barnett, për këtë teori thekson: “Nëse jeni të lindur në janar, keni së paku 12 muaj rritje para moshatarëve tuaj të lindur në muajt e mëvonshëm të vitit”.

Një studim tjetër i botuar në Journal of Social Sciences zbulon se një numër disproporcionalisht i lartë i të famshmëve kanë lindur nën shenjën e zodiakut- Ujori, që do të thotë se ata kanë lindur midis 20 janarit dhe 18 shkurtit.

Foshnjat e janarit duket se kanë lindur nën një yll me fat.


Shtuar 1.01.2023 19:43