Pse nuk duhet ta karikoni celularin gjatë natës, ja kur është koha më e mirë

Karikimi i celularit natën para se të shkojmë në shtrat tenton të bëhet një zakon klasik për shumicën prej nesh, si larja e dhëmbëve.

Në fakt, kjo është diçka që ne filluam të bënim në të kaluarën, në ditët e celularëve të parë, kur u deshën më shumë se 4 orë për të ngarkuar plotësisht baterinë.

Megjithatë, gjërat në teknologji kanë ndryshuar dhe padyshim që sot ajo që ishte rasti me telefonat e vjetër me guaskë që kërkonin kohë shumë të gjata rimbushjeje nuk mund të jetë më e vërtetë, e lëre më kur telefonat inteligjentë modern ato janë të pajisura me superngarkues dhe bateri që mund të arrijnë 100% në më pak se një orë.

Kjo është edhe arsyeja pse karikimi i telefonit inteligjent gjatë natës është jo vetëm kundërproduktiv, por edhe i dëmshëm për pajisjen tonë.

Kur është koha më e mirë për ta karikuar?

Për ta përmbledhur me fjalë të thjeshta: Sa më shumë ta ngarkojmë baterinë e telefonit në maksimum, aq më shumë do të humbasë performancën e tij dhe nuk do të jetë më në gjendje të garantojë të njëjtin nivel rimbushjeje.

Praktikisht, nëse kur blejmë telefonin, ngarkesa 100% që shohim në ekran në fakt i përgjigjej këtij niveli të baterisë, pas 1-2 vitesh, e njëjta vlerë i përgjigjet rreth 96% të karikimit fillestar.

Kjo është arsyeja pse ekspertët thonë se është më mirë të rikarikojmë smartfonin tonë më shpesh ndoshta për 30-40 minuta dhe vetëm kur bateria është nën 20% dhe të ndalojmë kur të arrijë 80%.


Shtuar 29.12.2022 17:12