Zidane reagon pas ndarjes nga jeta të Kobe Bryant: Lajm i tmerrshëm

Aksidenti tragjik që i mori jetën yllit të NBA dhe vajzës së tij ishte tronditës për gjithë opinionin sportiv dhe jo vetëm.

I fundit që ka folur për këtë është Zinedine Zidane, menjëherë pasi Real Madriid i tij mori tri pikë të arta në La Liga, duke triumfuar 1-0 në udhëtim te Real Valladolidi.

“Është lajm i tmerrshëm që prek gjithë botën, të gjithë neve. Jemi shumë keq”, u shpreh Zizu.

Një aksident fatal me helikopterin e tij privat, i ka marrë jetën në mënyrë tragjike në moshën 41-vjeçare ish basketbollistit legjendar amerikan, Kobe Bryant.

Ai ishte duke udhëtuar bashkë me disa miq të tij, dhe vajzën e tij kur helikopteri u rrëzua rreth 40 milje në veri-perëndim të Los Angelesit, ndërsa autoritetet vendase konfirmuan se në bord ishin 5 persona, asnjëri prej të cilëve nuk ia doli të mbijetojë.

Bryant vdiq në atë aksident bashkë me vajzën, Giannan dhe tre persona tjerë.


Shtuar 27.01.2020 07:25