Prokuroria e Lushnjes ka konfiskuar pasuritë e tre shtetasve, të cilat burojnë nga veprimtari të paligjshme.
Në një njoftim për mediat, Prokuroria bën me dije se pasuria e sekuestruar iu përket personave të njohur për shkel të ligjit. Julian Sula, Demir Licka, dhe Fatmir Abdurrahmani janë objekt i ligjit antimafia.
Julian Sula njihet gjerësisht në Lushnje dhe për autoritetet e zbatimit të ligjit, si “Juli i Pashakos”. 70 mijë euro, një makinë Porche Cayanne dhe një apartament, janë pasuritë që iu sekuestruan Sulës, i njohur si rivali i Aldo Bares.
Njoftimi i policisë:
Prokuroria Lushnje konfiskon pasuritë e tre shtetasve, burojnë nga veprimtari të paligjshme. Në kuadër të zbatimit të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar, dhe synimit për të goditur pasuritë apo asetet e paligjshme që zotërohen/posedohen nga subjekte në fushën e veprimit të këtij ligji, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar disa procedime pasurore të cilat kanë konkluduar me konfiskimin e pasurive të ndryshme.
- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar procedimin pasuror Nr.1, të vitit 2021, ndaj subjektit J.S. Pas hetimeve të kryera për këtë procedim pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, me vendimin Nr. 224, date 17.11.2022 u vendos:
– Konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në zotërim të shtetasit J.S, të përshkruara si më poshtë vijon:
– Shuma monetare prej 70.060 Euro në zotërim të shtetasit J.S.;
– Pasuria e luajtshme automjet tip “Porsche Cayanne”, në zotërim të shtetasit J.S.;
Apartament “Ap. C kati i IV” me sipërfaqe 110,2 m2, në objektin e ndodhur në lagjen nr. 2, Rruga “Vasil Kuqi”, zk 8513.
- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë. ka regjistruar procedimin pasuror Nr.2, të vitit 2021, ndaj subjektit D.L. Pas hetimeve të kryera për këtë procedim pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, me vendimin Nr.221, datë 09.11.2022 u vendos masë parandaluese pasurore, konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe paluajtshme në zotërim të shtetasit D.L, të përshkruara si më poshtë vijon:
– Objekti 1-kat, me funksion lokal, me sipërfaqe ndërtimore 180m² dhe sipërfaqe parcele ndërtimore prej 1050,4m2, të ndodhur në Lagjen “18 Tetor”, qyteti Lushnjë;
– Automjet tip “Volksëagen Passat” me shasi “EVEZZZ3CZ6E124723”, në pronësi të shtetasit D.L.
- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar procedimin pasuror Nr.3, të vitit 2021, ndaj subjektit D.L. Pas hetimeve të kryera për këtë procedim pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, me vendimin Nr.231, datë 24.11.2022, u vendos:
Konfiskimi i pasurive në zotërim të shtetasit F.A., të sekuestruara sipas vendimit gjyqësor të datës 28.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, si më poshtë:
– Pasuria Nr.22/314-N14, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
– Pasuria Nr.22/314-N15, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
– Pasuria Nr.18/199+2-89, z.k.8571, Lushnjë, me sipërfaqe 130.58m2, e llojit “apartament”;
– Pasuria Nr.22/314-G, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazhd”;
– Lokal shërbimi me sipërfaqe 64,8 m2-Aksi (E-II) (6-7);
– Apartament me nr.3, kati IV, kuota 18.63, me sipërfaqe 78.49m2 i porositur me kontratën noteriale të sipërmarrjes për prenotim apartamenti me Nr.178 Rep, Nr.111;
– Pasuria Nr.22/314-N13, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 27.03 m2, e llojit “njësi shërbimi”, sipas nenit 12/a/1 të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në zbatim të prioriteve për konfiskimin e çdo pasurie që buron nga veprimtaria e paligjshme sipas parashikimeve të ligjit “Antimafia”, vazhdon hetimet me qëllim identifikimin e pasurive të tjera mbi të cilat mund të procedohet sipas parashikimeve të këtij ligji.