COVID-19 në vend, 3 raste të reja dhe një humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar ditën e sotme bilancin nga COVID-19 në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3 raste të reja dhe fatkeqësisht një humbje jete.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit 1 qytetar ka humbur jetën nga SarsCov2.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,776 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 58 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 3 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 1 qytetarë në Durrës, Vlorë, Berat.

Janë 185 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit 1 qytetar ka humbur jetën nga SarsCov2.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,776 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 19 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 3

Të shëruar në 24 orë 23

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 58

Testime totale 2,015,415

Raste pozitive 332,556

Raste të shëruara 328,776

Raste Aktive 185

Humbje jete 3,595

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 142

Fier 12

Vlorë 6

Durrës. 6

Gjirokastër 6

Lezhë. 4

Berat. 4

Shkodër 3

Elbasan. 1

Korçë. 1


Shtuar 19.12.2022 19:56