Hana festoi ditëlindjen pranë mamit dhe babit, Mozzik i bën një dhuratë luksoze dhe një tjetër shumë speicale (VIDEO)

Hana Aliu, vajza e Loredanës dhe Mozzik-ut festoi 4-vjetorin.

Prindërit e kanë uruar vogëlushen e tyre përmes postimeve në “Instagram”, ku nuk i kanë kursyer fjalët e ëmbla për të.

Loredana ka ndarë një video të saj me Hanën, që përmbledh disa nga çastet e tyre më të veçanta së bashku.

“Gëzuar ditëlindjen fëmija im. Nuk di të qesh apo të qaj, kam një ndjenjë përbrenda që nuk e përshkruaj dot kur përmendet emri yt. Hana jeta ime është shumë e shëmtuar ndonjëherë dhe vetëm ti mund ta bësh të bukur. Ti je arsyeja pse jam e motivuar, ti je e vetmja arsye pse jam e fortë. Zoti ka qenë i mirë me mua kur ti erdhe në këtë botë, çfarë bëra për ta merituar. Mund të mos jem një mama “normale” por Hana ti duhet ta dish që po bëj më të mirën time që të të bëj të lumtur. Bëj më të mirën që të jem mamaja më e mirë në botë. Të dua më shumë se Zoti i dashur. Ti je jeta ime, fryma ime, gjithçka e imja. Nuk mund të jetoj pa ty dhe nuk dua të jetoj pa ty. Të lutem rri me mua përgjithmonë, je gjithçka për mua”, ka shkruar ajo krahas videos.

Nga ana tjetër, Mozzik ka zgjedhur diçka edhe më të veçantë. Në ditëlindjen e së bijës ai ka vendosur të gëzojë disa fëmijë të tjerë në emër të saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

Në një tjetër postim në “Instastory” Mozzik shkruan se para 4 vitesh, Hana e ka bërë atë njeriun më të lumtur në botë.

Pervec festës, ai i dhuroi asaj edhe një orë Rolex.


Shtuar 19.12.2022 12:50