E TURPSHME/ Arbitri dhunohet barbarisht, ia fut vrapit pas stadiumit (VIDEO)

Një incident i rëndë ka ndodhur në një ligë amatore të Bullgarisë.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes është goditur me grushte e shkelma pasi ndëshkoi me karton të verdhë një futbollist.

E gjithë skuadra e ka sulmuar ndërsa gjyqtari bullgar e pezulloi ndeshjen duke vrapuar drejt dhomave të zhveshjes.

Por nuk ka mundur të futet në ambientet e tribunës dhe për t’i shpëtuar sherrit ai ka vrapuar duke dalë jashtë stadiumit.

Pamjet e paprecedenta të dhunës kanë bërë xhiron në rrjetet sociale./albeu.com/


Shtuar 16.03.2021 15:05