Prej ditësh është vërenjtur një “krisje” mes qeverisë dhe ambasadores Yuri Kim për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.
Ambasadorja është shprehur e prerë për qëllimet që ka SHBA në Shqipëri në lidhje me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke i dalë kushtu përballë mazhorancës.
Së fundmi Rama nëpërmjet një postimi në Twitter ka hedhur poshtë të gjithë zërat për një “krisje” të mundshme duke u shprehur se kren e ri të SPAK nuk e zgjedh as qeveria dhe as ambasada, por KLP.
Postimet e Ramës:
“Jam plotësisht dakord me @USAmbAlbania dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet! Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër,”-shkruan Edi Rama.
Jam plotësisht dakord me @USAmbAlbania dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!
— Edi Rama (@ediramaal) December 14, 2022