Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat. Dy djem binjakë vetëm 5 muajsh të familjes Agalliu janë paraqitur mëngjesin e sotëm në Repartin e Pediatrisë në spitalin e Beratit pa shenja jete.
Ngjarja është raportuar vetëm në orët e mbrëmjes.
Mjekët dyshojnë se foshnjet mund të kenë gjetur vdekjen si pasojë e mungesës së ajrit në dhomën e banesës ku jetonin, ndërkohë që kanë dërguar për ekzaminim në Tiranë analizat e foshnjave dhe janë në pritje të përgjigjes së tyre, për të zbuluar shkaqet e vdekjes.
Foshnjat binjake jetonin me prindërit Eduard dhe Merushe Agalliu dhe me motrën 6-vjeçe dhe vëllain 5-vjeç në një banesë dy katëshe në periferi të qytetit,në lagjen “Uznovë”.