Pas rreth një ore në stadiumin “Al bayt” do të zhvillohet ndeshja e fundit çerek-finale, mes Anglisë dhe Francës.
Tekniku Southgate ka zgjedhur po të njëjtin formacion si ndeshjen e fundit, ndaj Senegalit, atë 4-3-3. Në portë do vendoset Pickford, në mbrojtje Shaë, Magiure, Stones dhe Ëalker. Mesfusha me tre do të përbëhet nga Rice, Henderson dhe Bellingham, ndërsa sulmi i “tre luanëve” do mbushet me Saka, Foden dhe Kane në krye.
Në anën tjetër, tekniku Didier Deschamps ka zgjedhur formacionin 4-2-3-1. Në portë është vendosur Lloris, në mbrojtje Kounde, Varane, Upamecano dhe Theo Hernandez. Para tyre do të vendosen Rabiot dhe Tchouameni, ndërsa më ofensivë do të jenë Mbappe, Griezmann dhe Dembele. Ndërkaq, i vetëm në sulm do të jetë Olivier Giroud.
Ndërkaq, fituesi i kësaj përballjeje do të gjejë Marokun në gjysmë-finalen e “Katar 2022”.