Weghrost pas “incidentit” me Messin: Thjesht doja t’i shtrëngoja dorën, sjellja e tij nuk ishte respektuese (VIDEO)

Pas ndeshjes së zjarrtë, Holandë-Argjentinë, xhiron e botës e bëri një video në të cilën Lionel Messi, i drejtohet me fjalë të ashpra një lojtari holandez, duke i thënë “Çfarë po shikon, budalla? Çfarë po shikon, budalla? Shko, shko…”.

Nga mediat është mësuar se lojtarit holandez, të cilit i drejtohet “pleshti” është pikërisht autori i 2 golave të “tulipanëve”, Wout Weghrost.

Për mediat pas incidentit, sulmuesi i Besiktas, e konsideroi sjelljen e Messit si jo respektuese.

“Thjesht prisja t’i shtrëngoja dorën, kjo ishte. Sjellja e tij nuk ishte respektuese. Jam shumë i zhgënjyer, nuk kuptoj shumë spanjisht, por jam i sigurt se ai tha diçka shumë të keqe për mua”,- është shprehu i zhgënjyer Weghrost.

 


Shtuar 10.12.2022 17:33