OBSH: Varianti indian i koronavirusit, një shqetësim global

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka klasifikuar variantin indian të koronavirusit një “shqetësim global”.

OBSH tha se studimet paraprake tregojnë se mutacioni B.1.617 përhapet më lehtë sesa variantet e tjera dhe kërkon studim të mëtejshëm.

Varianti tashmë është përhapur në më shumë se 30 vende të botës, thotë OBSH, informon albeu.com.

Tri variante të tjera nga Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut dhe Brazili u është dhënë i njëjti emërim.

Varianti po studiohet për të vërtetuar nëse është përgjegjës për një rritje vdekjeprurëse në Indi.

India raportoi 366,161 infeksione të reja dhe 3,754 vdekje të hënën. Ekspertët thonë se shifrat aktuale mund të jenë shumë më të larta sesa raportohen./albeu.com


Shtuar 11.05.2021 08:52