Ronaldo te Al Nassr më datë 1 janar? Portugezi flet për herë të parë

Pas ndeshjes me Zvicrën që kualifikoi Portugalinë në çerekfinale të Kupës së Botës, Cristiano Ronaldo foli shkurt për mediat në stadiumin Lusail për nënshkrimin e tij të mundshëm me skuadrën arabe Al Nassr.

“Jo, nuk është e vërtetë…”, u shpreh shkurt CR7, siç raporton gazeta spanjolle ‘As’. Në orët e fundit është spekuluar për një ofertë marramendëse nga një prej skuadrave më të rëndësishme të futbollit saudit me një kontratë rreth 200 milionë euro, por portugezi sqaroi se për momentin nuk ka asgjë të vërtetë.

Ronaldo së fundmi i ka dhënë fund lidhjes me Manchester United dhe aktualisht është në kërkim të një klubi të ri./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.12.2022 10:22