Polici u plagos në firmën e biznesmenit, kush po e fsheh çështjen e rëndë?

Ardian Salla, me profesion polic bashkiak në Cërrik, prej datës 30 nëntor 2022 po lufton me jetën. Ai është plagosur në pikën e shfrytëzimit të lumit Shkumbin. Polici rezultonte të ishte i punësuar, nga firma Meteo sh.p.k por i pasiguruar.

Për këtë ngjarje nuk është folur shumë në media dhe dyshohet se po mbahet e fshehur qëllimisht. Por JOQ po sjell disa detaje të siguruara nga burime që kërkojnë të mbeten anonime.

Të lidhura

None found

Sipas burimeve, dyshohet se kjo firmë kryen gërmime natën pasi nuk është e pajisur me leje për shfrytëzimin. Nëse rezulton të jetë e vërtetë, Policia ka një pistë hetimi për të zbuluar shkeljet e këtij subjekti të cilat mund të jenë kriminale.

Mësohet se kjo firmë është në pronësi të një biznesmeni i cili quhet Eral Myftaraj. Sipas burimit të JOQ ky biznesmen ka njohur në Qarkun e Elbasanit si dhe njihet për lidhjet e tij në nivele të larta të politikës.

Dyshohet se ai ka marrë shumë tendera publike si në Qarkun e Elbasanit ashtu edhe në atë të Gjirokastrës, si dhe në shfrytëzimin e pyjeve, aktivitet të cilin e ka shtrirë edhe në qytetin e Tiranës.

Burimi i JOQ e mbyll deklarimin e tij duke thënë se Prokurori i Rrethit ka gisht në këtë çështje duke luajtur çdo gurë që firma e ndërtimit ku u aksidentua polici të mos ndëshkohet, ndonëse një njeri është duke luftuar me jetën. Madje dyshohet se këto lidhje për ta mbajtur çështjen të fshehtë, shkojnë deri te ministri i brendshëm Bledar Çuçi.

Të gjitha këto të dhëna, cilado gjykatë apo cilado prokurori duhet t’i hetojë për të nxjerr në përfundim se kush ishte përgjegjës për dëmtimin e policit Ardian Salla dhe në çfarë kushtet punon firma në të cilën u aksidentua polici.


Shtuar 5.12.2022 10:03