Eleminimi i Serbisë nga “Katar 2022”, duket se ka lënë një kujtim të trishtë në memorien e tifozëve serb, sidomos kur ajo humbje vjen nga dy shqiptarë, si Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Për këtë arsye mediat në Serbi kanë zgjedhur të merren me reagimin e Granit Xhakës, sesa me gabimet në lojën serbe, të cilat çuan në eleminimin e tyre.
“Provokimi shqiptar: Xhaka turp të kesh, shqiptari me veprime të ndyra ka provokuar futbollistët e Serbisë”,- ka shkruar e përditshmj, Veçerenje Novosti.
“Xhaka ua shau nënat lojtarëve të Serbisë dhe më pas u kap mes këmbëve. Sjellja shokuese e provokatorit më të madh në botë”,- ka shkruar Kurir.rs.
“Fyerje të turpshme të provokatorit më të madh, Granit Xhaka ka sharë lojtarët tanë”,- shkruan dhe alo.rs, ashtu si “kolegët” e saj.
Dy futbollistët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri ishin të shënjëestër të gjithë Serbisë, por ia dolën të mbajnë situatën nën kontroll, duke e nxjerrë Serbinë jashtë, për të dytën herë rradhazi nga grupet e një Kupe Bote.