Protesta e opozitës më 6 dhjetor, Rama: Berisha dhe Meta nuk e marrin dot peng Shqipërinë dhe samitin e BE

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se qeveria nuk do të tërhiqet përballë opoziotës, që ka lajmëruar protest para Kryeministrisë më 6 dhjetor.

Rama: Këtu nuk ka palë që tërhiqen ose nuk tërhiqen. Këtu ka një aktivitet që është më i rëndësishmi në historinë e marrëdhënieve ndërkombetare të Shqipërisë.

Nuk ka ndodhur kurrë që në Shqipëri të zbresë gjithë kontinenti në mbështetje të Shqipërisë dhe asaj linje të kristalizuar që e sheh Shqipërinë si faktor kyç në rajon dhe përmes rajonit pastaj edhe në Europë.

Këta nuk mund ta marrin peng Shqipërinë, aq më tepër një samit të këtyre përmasave. Këtu hyn në fushë siguria dhe garanitmi i masave të kërkuara të liderëve dhe delegacioneve të gjjithë Europës.


Shtuar 1.12.2022 13:24