“Nuk ka gjë më të vështirë për mua!”, Rozana Radi del me kërkesën publike: Ju lutem mos e bëni (FOTO LAJM)

Rozana Radi është një ndër këngëtaret shqiptare më të arrira. ajo ka dhuruar një numër të madh HIT-esh si këngëtare dhe si tekst-shkruese. Gjithashtu ajo njeh sukses edhe në fushën e biznesit.

Përveç suksesit, Rozi ka ndarë me publikun e saj edhe momentet e vështira në jetë. Prej vitesh këngëtarja ka humbur të dy prindërit të cilët i kujton me mall e lot në sy në pothuajse çdo intervistë.

Së fundmi ajo ka ndarë një postim ku shprehet se fotot e publikuara nga varret e familjarëve nuk jane te pershtatshme te publikohen në rrjete sociale.

“Nuk ka gjë më të vështirë për mua kur shikoj njerëz që postojnë foto tek varret e familjarëve të tyre! Ju lutem mos e bëni! Askush nga ata që nuk jetojnë më nuk do ta donte këtë gjë!
Mbajini në zemër kujtimet, dashurinë, dhimbjen. Çfarë do t’i tregoni “popullit” të facebook dhe Instagram me këto foto?
Ka disa gjëra që nuk ndahen me të gjithë! Ndaj quhet paqe e perjetshme!”, shkruan Rozana Radi në Instagramin e saj ku i kanë dhënë të drejtë një pjesë e madhe e ndjekësve, përfshirë edhe personazhe publik./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ?????? ???? ? (@rozana_radi)