Ankohet Antony: Ajri i kondicionuar në stadiumet e Katarit është i keq, na ka dëmtuar

Sulmuesi i Manchester United dhe Brazilit, Antony , u ankua publikisht për ajrin e kondicionuar në stadiumet e Katarit që shkakton simptoma të gripit te disa futbollistë brazilianë, përfshirë të dëmtuarin Neymar.

“U ndjeva i sëmurë për disa ditë. Kisha ftohje dhe dhimbje të fytit. Mund të jetë vetëm pasojë e mënyra se si menaxhohen kushtet klimatike në stadiume në këtë Botëror”.

Edhe herë të tjera ka patur ankesa nga lojtarët dhe tifozët për këtë gjë./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 29.11.2022 22:42