“Familja ime ka qenë e persekutuar”, Saimir Korreshi rrëfen për jetën e tij: Në rini ngrija gishtat lart për Berishën, është lider historik

Në një intervistë në News24, deputeti demokrat Saimir Korreshi ka folur për jetën e tij private, për familjen dhe angazhimin e tij në politikë.

“Në rinin tonë të gjithë kemi ngritur gishtat për Sali Berishën. Ka qenë dhe është lider historik, ne kemi raporte shumë të mira, madje kemi konsumuar kafe dhe privatisht, por mendojmë ndryshe në ide dhe disa procese që mendoja dhe gjykoja se nga zoti Berisha duhet të kishte kthjelltësinë dhe maturin më të madhe se ne tjerët që jemi pasardhësit e tij. Duhet të kishte lëshuar diçka ai i pari nga vetja që demokratët të bëheshin bashkë para se të zgjidhej kryetari”, tha deputeti Korreshi.

Përsa i përket familjes, tregoi se kanë qenë të persekutuar dhe se u ishin sekuestruar dhe pronat, në kohën e regjimit komunist.

“Ne vijmë nga një familje kulakësh, nuk kemi qenë të persekutuar por na janë sekuestruar prona nga regjimi. Në vitet 80-të u shpronësuam se në shtëpinë tonë u ndërtua një tjetër fabrikë, humbëm çdo gjë. Unë kam hyrë në politikë nga mllefi që ma ka trashëguar im atë, atij s’ju dha asnjëherë mundësia për t’u arsimuar”, ka rrëfyer Korreshi./albeu.com


Shtuar 29.11.2022 19:29