Në moshën 66 vjeç, aktori i njohur amerikan, Clarence Gilyard Jr ka ndërruar jetë.
Aktori, i njohur më së shumti për rolin në serialin televiziv “Walker, Texas Ranger”. Vdekja e tij u konfirmua nga Universiteti i Nevadës ku ai punonte si profesor në Kolegjin e Arteve të Bukura UNLV, raporton Variety.
Gilyard u fut në aktrim pasi studioi për arte në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë. Ai mori rolin e tij të parë në shfaqjen televizive “Diff’rent Strokes” në 1981. Në vitin 1986, Gilyard bëri debutimin e tij në filmin “Top Gun”, në të cilin luajti Sundown, një nga pilotët elitë të avionëve luftarakë.