Astrologia shqiptare zbulon 2 shenjat më të favorizuara për vitin 2023

Astrologia, Bora Jones tregoi se cilat janë shenjat më të favorizuara për vitin 2023 dhe cilat janë më pak të favorizuara.

Bora Jones: 2023 një vit ku energjia do të jetë e fortë, në fillim të vitit deri me 15. Ndryshimet do të vijnë duke u shtuar. Deri më 15 maj dashi, pas datës 15 kalon planeti i fatit në dem dhe demët janë më të lehtësuar. Peshqit, bricjapi dhe ujori mund të kenë periudhë më të vështirë. Duhet të jemi më të vendosur, të marrim iniciativa, të ndihmojmë për veten. Në pjesën e dytë fokusi është te stabiliteti. Si të kemi stabilitet që ka të bëjë me paratë financat me gjëra që na bëjnë të ndjehemi mirë. Periudha më favorizuese do të jetë pjesa e parë e vitit.

Cila do të jetë shenja më e fokusuar te dashuria?

Bora Jones: Shenja më e fokusuar te dashuria do të jetë peshorja dhe do ta kenë fokusin më tepër te marrëdhëniet, komunikimi, dashuria.

Me financat kush do ti ketë punët më mirë?

Bora Jones: Demët në aspektin ekonomik do të jenë të favorizuar. Do të ndihen të lehtësuar. Pjesa e parë e vitit do të jetë për shenjën e dashit. Nga pjesa e dytë e vitit do të ketë përmirësim bricjapi.

Cila shenjë do të ketë më shumë fat në karrierë?

Bora Jones: Demi dhe virgjëreshat mund të fokusohen në aspektin e karrierës

Për kë do të jetë 2023 një vit i paqtë emocional?

Bora Jones: Gaforret do të jenë më neutrale. Do të jetë një vit më i qetë. Mbase dhe akrepat, tha ajo në Jeto me Orën.