110-vjetori i Pavarësisë përkon njëherësh edhe me 110-vjetorin e krijimit të ushtrisë shqiptare. Me këtë rast Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë organizojnë në datën 3 dhjetor 2022, ora 19:00 në Pallatin e Kongreseve, koncertin madhështor “110 vjet Forca të Armatosura – Së bashku për paqen”.
Në këtë koncert do të përformojnë mbi 300 artistë nga Orkestra Sifonike e FA, Kori i FA, Banda e Ushtrisë shqipëtare dhe Bandat e ushtrive të Kosovës dhe vendeve të NATO nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia.
Kjo është hera e parë që një event i këtij dimensioni zhvillohet në Shqipëri.
Të ardhurat e realizuara nga biletat do të shkojnë në mbështetje të familjeve me fëmijë të lënduar nga lufta në Ukrainë. Mbështetës të këtij eventi janë: Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe Ambasada e Ukrainës në Shqipëri./