A do të zbardhet vendi nga dëbora? Moti javën e parë të muajit dhjetor, meteorologia zbulon kur rikthehen reshjet

Që nga pasdita e të enjtes që lam pas, e në vazhdim presim stabilizim të kushteve të motit. Të paktën deri nga data 5 dhjetor, mbase edhe përtej datës 5. Kryesisht për zonat veri-perëndimore.

Por gjatë kësaj periudhe nuk do të mungojnë totalisht reshjet, por sasia e tyre do të jetë krejt e paktë dhe e papërfillshme. Do të jenë vetëm 2 ditë të cilat janë dita e diel edhe dita e hënë të cilët do të kenë momente të shkurtra me pika shiu. Kryesisht në mbrëmje dhe në mesantë.

Të lidhura

None found

Në zonat malore do të ketë reshje dëborë. Në veri-lindje dhe në lindje të territorit.

Do të ketë mjaftueshëm ditë me diell dhe kryesisht mesdita është ajo që do të favorizojë rikuperimin e zonave të përmbytura, për shkak të temperaturave që do te jëni 12-15 gradë celcius.

Mëngjeset paraqiten mjaft të freskëta edhe në ato zona.

Nuk priten ndryshime në tablon termike. Mëngjeset mbesin të ftohta. Deri 4-5 ditët e para të dhjetorit nuk pritet ndryshime të situatës. Shirat në vend do të jenë të pakta dhe në zonat malore flokët e dëborës do të jenë të pakta.

Gjithashtu meteorologia Tanja Porja përmendi se pas 10 ditëshit të parë të dhjetorit pritet një sistem i fuqishëm me vranësira, të ngjashme me reshjet që sapo kaluam./albeu.com.