Luis Enrique: Nuk më shqetësojnë lojtarët që kryejnë marrëdhënie seksuale para ndeshjes

Luis Enrique ishte në lidhje direkte në kanalin e tij të platformës “Twitch” ku foli për Kupën e Botës dhe ku u ndoq nga më shumë se 600 mijë njerëz.

Ndër të tjera ai është pyetur se çfarë mendon nëse lojtarët duhet të bëjnë seks apo jo para ndeshjeve.

Të lidhura

None found

Trajneri i kombëtares spanjolle tha se seksi nuk mund të ndodhë në Botëror sepse ekipi është i mbyllur në ambiente, por në përgjithësi e konsideron të tepërt ndalimin e kësaj gjëje pasi është diëka normale.

“Këtu ata janë në klubet e tyre, lojtarët flenë në shtëpi dhe nëse ata bëjnë seks apo jo nuk më shqetëson. Mendimi i shëndoshë duhet të mbizotërojë në këtë ëështje. Unë jam pro që secili lojtar ta jetoj jetën e tij normalisht. Çfarë problemi ka nëse bëjnë seks ?!. Përkundrasi, e konsideroj të rëndësishme.

Unë kur isha futbollist e bëja me gruan time sa herë mundesha, nuk më ka penguar kjo gjë në fushën e lojës. Unë nuk jam dakort që lojtarët të kryejnë marrëdhënie në grup (qesh tekniku spanjoll)”, ka përfunduar Luis Enrique./h.ll/albeu.com


Shtuar 25.11.2022 20:20