Data 25 nëntor shënon në Itali dhe në të gjithë botën Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave.
Ja pse është pikërisht në këtë datë!
Origjina e kësaj dite dhe arsyes pse ajo është më 25 nëntor vjen nga një ngjarje tragjike që ka ndodhur në vitin 1960.
Historia e motrave Mirabal, të njohura edhe si “las mariposas”.
Ata quheshin Patria, Minerva dhe Maria Teresa dhe jetonin në Republikën Dominikane në vitet 60-të. Motrat ishin aktiviste, anëtare krenare të Lëvizjes së 14 qershorit, një grup politik i jashtëligjshëm që kundërshtonte diktaturën e vendosur nga Rafael Leónidas Trujillo.
Data e vrasjes së tyre, përkon me atë të lindjes së tyre, përkatësisht 25 nëntori, ndërsa ato po shkonin në burg për të vizituar burrat e tyre, gjithashtu pjesë e lëvizjes dhe më pas u arrestuan dhe u ndaluan nga policia vendase.
Të trija u dërguan në një plantacion, u torturuan brutalisht dhe u vranë me shkopinj, por trupat e tyre u vendosën përsëri në makinë në një përpjekje për të simuluar një aksident automobilistik. Rebele, të reja, nëna, dhe gra ishin karakteristika që regjimi domenikan nuk mund të shpërfillte.
Vdekja e tyre çoi në rebelim, një martirizim që bëri që qytetarët domenikanë të luftonin kundër regjimit duke vrarë vetë diktatorin Trujillo.
Data e zgjedhur kujton martirizimin e motrave Mirabal, të njohura si një shembull dhe simbol i grave revolucionare, dhe zakonisht ngjyra që lidhet me festimet është ajo portokalli.
Në Itali, ngjyra që shoqëron këtë datë në të vërtetë është e kuqja e cila është e kombinuar me një palë këpucë me të njëjtën ngjyrë, ditë që atje festohet që nga viti 2005, duke parë lënien e këpucëve të kuqe në sheshet dhe vendet kryesore të qytetit.
Këpucë grash, për të kujtuar viktimat e dhunës dhe abuzimit, ideja lindi nga një instalim nga artistja Elina Chauve dhe u bë e njohur në Itali për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për vrasjen e grave.